83% e mësuesve në Zyrën Arsimore Gjirokastër kanë pranuar t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.
250 mësues kanë vendosur që të vaksinohen, nga 360 mësues që janë në total.
Arsyet e atyre që nuk kanë pranuar kryerjen e vaksinës janë të lidhura me problematikat individuale shëndetësore, të tjerë nuk e kanë plotësuar periudhën dymujore post covid, ndërsa një pjesë tjetër janë mosbesues ndaj vaksinës.
Lista do të pasurohet më tej në vazhdim edhe me personelin e universitetit të Gjirokastrës, duke përfshirë punonjësit sanitarë dhe personelin ndihmës të institucioneve arsimore.