Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama prezanton planin e PS për arsimin: Brenda mandatit të ardhshëm rrisim pagat e mësuesve me 40%

Lapsi.al 16 March 2021
Rama prezanton planin e PS për arsimin: Brenda mandatit të

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste për arsimin. Kryeministri tha se  në fokus të programit janë përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe rritja e pagës së mësuesve me 40%, brenda mandatit të ardhshëm. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se tashmë nuk është koha kur mësuesit mbushnin sheshet e kryeministrit të kohës.

"Plot 11 mijë e 78 mësues dhe mësuese janë pjesë e sistemit tonë arsimorë, falë konkurrimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe klasifikimin në këtë portal ndër vite. Nuk ishte para 70 vitesh, por para 7 vitesh, koha e zymtë kur takset shkollore jo vetëm i kushtonin shumë familjeve shqiptare, por gëlonin autorët grraba zhgraba. Favorizonte simpatizimi partiak KÇK, në bërjen e teksteve të shkollës. Në ato tekste të dukej sikur sulmoheshe nga mushkonja, që pickonin dhe nuk linin fillin e mendimit për të marrë radhë. Librat janë falas sot dhe librat e tyre janë prej shtëpive prestigjioze, shtëpi që furnizojnë me libra fëmijët e Evropës", tha Rama.

Më tej, ai sulmoi tre nga kandidatët e PD për deputetë: Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, për të cilët tha se janë 3 ministrat e Arsimit të KÇK.

"Të tre sharxhinj, që sharrë, dhe shajxhinj që shaj e shaj, kujexhi, që vë kujën për çdo gjë. Kundër çlirimit të shkollave, kundër, kundër. Imagjinojeni njërin nga të 3 në krye të arsimit dhe merreni me mënd pastaj  fëmijën tuaj mësuesnin e fëmijës tuaj shkollën e fëmijëve tuaj në duart e këtyre të 3-ve”, tha Rama.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Moti sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por me reshje të pakta dhe afatshkurtra shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa dëbora e pakët bëhet p...

07:16

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI