Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Vatikani nuk i bekon bashkimet e së njëjtës gjini, e quan homoseksualitetin mëkat

Lapsi.al 15 March 2021
Vatikani nuk i bekon bashkimet e së njëjtës gjini, e quan

Me anë të një deklarate që kishte marrë aprovimin e Papa Françeskos, Vatikani ka deklaruar këtë të hënë se Kisha Katolike nuk do t’i bekojë kurrë bashkimet e së njëjtit seks. Kjo deklaratë pritet të zgjerojë hendekun mes kishës dhe komunitetit LGBTQ. Duke e shpjeguar këtë vendim në një shënim të gjatë, në deklaratë thuhet se homoseksualiteti është një zgjidhje mëkatare dhe që nuk është në një linjë me kërkesat objektive të Zotit. Kjo deklaratë e ashpër e kishës pritet të zhgënjejë miliona besimtarë të komunitetit LGBTQ.

“Zoti nuk ka për ta bekuar kurrë mëkatin” thuhet në deklaratë.

Papa Francesko më herët është vlerësuar për tonin e tij mirëkuptues ndaj komunitetit LGBTQ, megjithatë ai e ka aprovuar deklaratën e nxjerrë ditën e sotme. Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi eurodeputetët në Bruksel votuan në favor të një rezolute për ta shpallur Bashkimin Europian “zonë lirie për LGBTIQ-të”.

Të këshilluara

Radhë në Korçë për të bërë vaksinën

Në qytetin e Korçës vijon procesi i vaksinimeve për të moshuarit. Nga pamjet shihet se para qendrës së vaksinimit ka grumbullime dhe është e vështirë që të resp...

12:25

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI