Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dua Lipa renditet në krye të listës së veshjeve më të mira të Grammy

Lapsi.al 16 March 2021
Dua Lipa renditet në krye të listës së veshjeve më

Mbrëmja e madhe e “Grammy Awards”, u mbajt këtë të dielë në të cilin edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa u nderua me një çmim mjaft të rëndësishëm. Ajo mori çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për albumin “Future Nostalgia”, ndërkohë në vitin 2019 u shpall artistja e re më e mirë.

Pas fitores së saj, të gjithë nxituan ta uronin Duan për çmimin e madh, ndërkohë vetë artistja ka reaguar së fundmi. Ajo ka publikuar foto nga ceremonia dhe ka falenderuar të gjithë ata që ja bënë mbrëmjen e “Grammy Awards” akoma dhe më magjike.

“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, ka shkruar Dua përkrah fotove.

Ndërkohë ajo që na bëri dhe më të lumtur ishte renditja që prestigjozia “Vogue” ka bërë për personazhet të cilët u veshën më bukur në këtë mbrëmje të rëndësishme dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa qëndronte në krye të listës.

Dua Lipa

Të këshilluara

Karlie Kloss nënë për herë të parë

Modelja e njohur, Karlie Kloss është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale partneri i 28-vjeçares, Joshua Kushner....

12:33

Alex dhe JLo nuk janë të ndarë

Ndarja e mundshme mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka bërë xhiron e rrjetit gjithë këto ditë. Pavarësisht se disa ditë më parë u raporta se ata i kishin dh...

11:15

Ndahen Iker Casillas dhe Sara Carbonero

Pas aludimeve për një ndarje të mundshme, ish-portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas dhe gazetarja sportive Sara Carbonero kanë konfirmuar zërat përmes n...

18:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI