Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndahen Iker Casillas dhe Sara Carbonero

Lapsi.al 15 March 2021
Ndahen Iker Casillas dhe Sara Carbonero

Pas aludimeve për një ndarje të mundshme, ish-portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas dhe gazetarja sportive Sara Carbonero kanë konfirmuar zërat përmes një deklarate të përbashkët.

"Unë dhe Sara jemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve të lidhjes. Sot, dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi do të vazhdojmë së bashku detyrën e mrekullueshme si prindër të përkushtuar, siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim i menduar dhe e vendosëm në mënyrë të ndërsjelltë." shkruajnë ata.

Lidhja e tyre, e aluduar që prej vitit 2009, u bë publike në mënyrën më spektakolare të mundshme, fill pas përfundimit të ndeshjes me Hollandën që vuloi fitoren e Spanjës në Kupën e Botës 2010. Sara, e cila po raportonte live për Telecinco, kishte pikturuar flamurin spanjoll në faqe dhe po intervistonte Casillas. Ky i fundit, mes euforisë, e puthi me pasion para më shumë se 47 milionë teleshikuesve që po ndiqnin mbulimin e fitores së Spanjës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI