Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Simbolika pas veshjes së Duas në çmimet Grammy

Lapsi.al 15 March 2021
Simbolika pas veshjes së Duas në çmimet Grammy

Veshja e Dua Lipas në Grammy-t 2021 ishte e mbuluar me shkëlqim nga koka te këmbët. Këngëtarja zgjodhi një krijim të personalizuar të Versace-s me ngjyra të ëmbla, që sipas fjalëve të saj simbolizon diçka të rëndësishme.

“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua për ET në tapetin e kuq.

Imazhet e fluturave besohet se përfaqësojnë ringjalljen, ripërtëritjen dhe rezistencën, ndërsa insekti pëson një transformim të madh për t’u shndërruar në “flutur”. Kështu, përmes këtij motivi të fustanit, Lipa mund të nënkuptojë një ndryshim të madh në jetën ose karrierën e saj.

 

Të këshilluara

Ndahen Iker Casillas dhe Sara Carbonero

Pas aludimeve për një ndarje të mundshme, ish-portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas dhe gazetarja sportive Sara Carbonero kanë konfirmuar zërat përmes n...

18:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI