Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ashley Tisdale tregon shqetësimin gjatë shtatzënisë

Lapsi.al 15 March 2021
Ashley Tisdale tregon shqetësimin gjatë shtatzënisë

Aktorja Ashley Tisdale vendosi të flasë për sfidat e shtatzënisë në Instagram, duke treguar një pjesë të eksperiencës së saj.

"Pjesa më e keqe e shtatzënisë deri tani është fashiti plantar", shkroi 35-vjeçarja, duke iu referuar një gjendjeje që shkakton inflamacion nga kocka e thembrave deri te gishtat e këmbëve dhe jep një dhimbje therëse.

Tisdale tha se "nuk ka ndjerë kurrë dhimbje si kjo", dhe "shpreson që sapo fëmija të vijë në jetë, situata e saj do të lirohet". Aktorja shtoi se gjatë kësaj kohe e ka bërë veten të ndihet më mirë me rutinën e saj të kujdesit në mëngjes dhe mbrëmje. Ajo e përshkruan dhimbjen "sikur thembrat e këmbëve fillojnë të tremben për shkak të peshës së trupit", por çfarë është ekzaktësisht "fashiti plantar"?

Plantar fascitis (fashiti plantar ose fashiti i shputës), sipas Akademisë Amerikanëve të Kirurgëve Ortopedë, është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes në pjesën e poshtme të thembrave.  Çdo vit, afërsisht dy milionë pacientë trajtohen për gjendjen që ndodh kur indi i fortë që mbështet harkun e këmbës krijon inflamacion.

Të këshilluara

Ndahen Iker Casillas dhe Sara Carbonero

Pas aludimeve për një ndarje të mundshme, ish-portieri i kombëtares spanjolle Iker Casillas dhe gazetarja sportive Sara Carbonero kanë konfirmuar zërat përmes n...

18:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI