Flash

Bardhi: Propaganda e Ramës nuk mbulon dështimin 8-vjeçar, mësuesit i ka kërcënuar me vendin e punës (VIDEO)

Lapsi.al 7 March 2021
Bardhi: Propaganda e Ramës nuk mbulon dështimin 8-vjeçar,

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale duke i quajtur mashtrime premtimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me arsimin.

Ai nënvizoi se kreu i qeverisë nuk ka rritur pagat e mësuesve siç ka premtuar dhe se i ka kërcënuar ata me vendin e punës. Bardhi përmend edhe fenomenin e largimit të të rinjve për t'u arsimuar jashtë vendit.

"Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar", shkruan Bardhi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI