Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

22-vjeçarja ndërroi jetë prej COVID-19, reagon Universiteti i Tiranës

Lapsi.al 7 March 2021
22-vjeçarja ndërroi jetë prej COVID-19, reagon Universiteti i

Universiteti i Tiranës shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji, e cila humbi betejën me virusin Covid-19, pasi qëndroi një muaj e shtruar në spitalin Infektiv.

Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve, ndërsa shkruan se Covid-i i preu në mes të gjitha ëndrrat e të resë.

"Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre", shkruan UT.

Të këshilluara

30 vjet nga dita kur mora anije për në Itali

30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali. Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë ...

16:03

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI