Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Lezhës u shpreh se së shpejti Shqipëria do të sigurojë një sasi të konsiderueshme vaksinash.
Ai theksoi se vaksinimi masiv i popullsisë në muajt e ardhshëm do të bëjë që përgjatë sezonit veror të ketë më pak infektime krahasuar me vitin që lamë pas.
“Ndihma tjetër për biznesin është vaksinimi, ka filluar, jam shumë shpresëplotë është e afërt dita ku do të kemi një sasi të konsiderueshëm vaksinash, të nisim vaksinimin masiv, me synimin që sezoni turistik të jetë i hapur dhe pa rreziqe. Vaksina është sëpatë që shkëput zinxhirin e infeksionit. Nëse bëjmë një vaksinim masiv në prill, maj dhe fillim të qershorit, do të kemi një sezon veror ndryshe nga ai i vjetshmi. Për ta këputur zinxhirin do të kalojmë në një tjetër stad, një tjetër sasi nga pikëpamja e volumit. Nga volumet e deritanishme procesi do të jetë më e ngadaltë. Shpresojmë t‘ia dalim, kjo është ëndrra që më le pa gjumë për momentin, se si të sigurojmë sasinë e vaksinave për virusin vrasës”, tha Rama.