Flash

Shënohet viktima e parë prej tërmetit që tronditi Greqinë

Lapsi.al 7 March 2021
Shënohet viktima e parë prej tërmetit që tronditi

Në Greqi është regjistruar viktima e parë nga tërmeti i ditëve të fundit.

Një 83-vjeçar i quajtur Christos Geka, humbi jetën ndërsa ishte me gruan e tij shtëpinë e tyre në Mesochori, kur tërmeti goditi fshatin malor të Elassona dhe shkatërroi shtëpinë e tyre.

I moshuari u shpëtua nga ekipet e shpëtimit në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi. Dje, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku ndërroi jetë pak më vonë.

Drejtori i ICU të GNL, Apostolos Komnos tha se i moshuari nuk pësoi asnjë dëmtim nga tërmeti, ndërsa ai kishte probleme kronike shëndetësore.

Në total, 898 shtëpi janë konsideruar të pabanueshme nga 1,609 të dëmtuara në zonat e goditura nga tërmeti në Larisa, Elassona, Tyrnavos dhe Farkadona.

Të këshilluara

30 vjet nga dita kur mora anije për në Itali

30 vjet më parë, vetëm 13 vjeç, bashkë me prindërit, ishim ndër të parët që mbërritëm me anije në Itali. Në këtë foto jam duke udhëtuar në tren me shqiptarë ...

16:03

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI