Flash

Ngacmoi seksualisht mbesën, burg për fierakun: E respektoj si vajzën time

Lapsi.al 5 March 2021
Ngacmoi seksualisht mbesën, burg për fierakun: E respektoj si

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për caktim e masës së sigurisë kundrejt fierakut Arsen Selimi, 43 vjeç, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij të mitur 13-vjeçare. Bëhet me dije se  në seancën gjyqësore është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg” nga prokurori Hysen Ajasllari. Mbi të arrestuarin rëndon vepra penale “Ngacmim seksual me te mitur”. Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën, duke shpjeguar se “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”.

Nga avokati Rudin Bircaj është kërkuar masë sigurie më e butë “Detyrim paraqitje”. Në fund, gjyqtarja Erlanda Agaj ka vendosur caktimin e masës “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI