Një 45-vjeçar nga Berati është vënë në prangat s policisë pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore. Shtetasi E.T është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të cilës i kishte përfunduar afati i përdorimit. Në këto rrethana, për të shmangur masën administrative, 45-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë. Si rezultat ai është arrestuar në moment.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.