Flash

EMRAT/ Kush janë 3 personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Kodër-Kashar, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

Lapsi.al 5 March 2021
EMRAT/ Kush janë 3 personat që humbën jetën në

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, në Kodër-Kashar. Mjeti ku udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese dhe për pasojë tre pasagjerë kanë humbur jetën në vend.  Mësohet se viktimat janë: Ismail Sula, Lulëzim Sula dhe Dashamir Dema, të cilët kanë humbur jetën në vend.

Drejtuesi i mjetit një 27-vjeçar i identifikuar si Zija Murati, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, dhe po mbahet nën kujdesin intesiv të mjekëve. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë në momentin kur ka ndodhur përplasja fatale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Paraditja e kësaj të premteje vijon me kthjellime, por duke iu afruar mesditës, vranësirat shfaqen gradualisht në gjithë vendin orët e pasdites, sjellin reshje ...

07:17

Aksidentohet një tjetër minator në Bulqizë

Një aksident në një nga galeritë e minierës së Bulqizës është regjistruar këtë mëngjes. Burime nga Bulqiza bëjnë me dije se minatori me inicialet Y.Gj., rreth 4...

14:17

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI