Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

OKB: Mësimi në distancë 'emergjencë katastrofike arsimore'

Lapsi.al 4 March 2021
OKB: Mësimi në distancë 'emergjencë katastrofike

UNICEF, Fondi i Fëmijëve i OKB-së, thotë se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë janë mbyllur plotësisht prej pandemisë së koronavirusit, me vendet në Karaibe dhe Amerikën Latine ndër më të prekurat. Miliona fëmijë po përballen me një “emergjencë katastrofike arsimore” pasi izolimet prej koronavirusit kanë mbyllur shkollat në të gjithë botën, tha të mërkurën organizata kryesore e OKB-së për fëmijët. UNICEF tha se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë në 14 vende janë mbyllur plotësisht për gati një vit të tërë për shkak të pandemisë.

Organizata paralajmëroi se 214 milionë fëmijë në mbarë botën –ose 1 në 7– kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mësimit të tyre në klasë që nga marsi i vitit 2020. “Ndërsa po i afrohemi një vjetorit të pandemisë COVID-19, ne përsëri kujtojmë emergjencën katastrofike të arsimit që kanë krijuar masat kufizuese në mbarë botën,” tha Drejtorja Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.

“Çdo ditë që kalon fëmijët me pamundësinë për të ndjekur fizikisht mësimin në klasë mbeten gjithnjë e më shumë prapa, kryesisht ata më të margjinalizuarit që paguajnë çmimin më të rëndë,” tha ajo. “Asnjë përpjekje nuk duhet kursyer për t’i mbajtur shkollat të hapura, ose për t’u dhënë përparësi atyre në planet e rihapjes.”

Izolimet goditën shkollat në Amerikën Latine, Karaibe

Të dhënat e OKB-së treguan se dy të tretat e vendeve më të prekura janë në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke prekur gati 98 milionë nxënës. Panamaja i ka mbajtur shkollat të mbyllura për shumicën e ditëve, duke lënë jashtë klasave nxënësit për një total prej 211 ditësh, pasuar nga El Salvador, Bangladeshi, Bolivia dhe Brazili.Thirrja e UNICEF u përsërit nga organizata bamirësie angleze Save The Children, e cila ka përshkruar pandeminë dhe masat izoluese që pasuan si “emergjenca më e madhe e arsimit në histori”. James Cox, kreu i politikës arsimore në Save the Children, i tha DW-së, se ndikimet e mbylljes së shkollave “do të ndihen për një kohë të gjatë”.

Evropa gjithashtu në vështirësi me mbylljen e shkollave

Çështja ka shkaktuar shqetësime edhe në Evropë, me shumë studentë që kanë humbur kohën e domosdoshme të kontaktit me pedagogët e tyre. Nxënësit në Gjermani kanë filluar të kthehen në klasë, e po ashtu edhe nxënësit në Skoci dhe Uells janë kthyer në shkolla. Shkollat angleze do të rihapen javën e ardhshme, por Irlanda e Veriut mbetet nën një izolim të rreptë. Qeveria e re e Italisë ka urdhëruar më shumë mbyllje të shkollave, pasi të dhënat treguan se shumica e rasteve të koronavirusit ishin të variantit më ngjitës, atij britanik. Të gjitha shkollat në rajonet me rrezik më të lartë do të kalojnë në mësimin në distancë sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna. Më parë, vetëm shkollat e mesme në të ashtuquajturat zona të kuqe ishin të mbyllura./DW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI