Bëhen publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Me 438 mijë e 334 vota, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve, ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.
Menjëherë pas Lëvizjes Vetëvendosje, e dyta në radhë për numrin e votave, u rendit Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota. Si parti e tretë, në këtë renditje përfundoi Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.
“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marr 438 mijë e 334 vota, PDK’ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK’ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, u shpreh Daka.