Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

“Rindërtimi, skemë abuzimi”, Basha: Me mua s’ka premtime, por plane

Lapsi.al 4 March 2021
“Rindërtimi, skemë abuzimi”, Basha: Me mua s’ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime këtë të enjte me biznese dhe qytetarë në Kombinat. Gjatë takimit kryedemokrati ka akuzuar qeverinë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

“Rindërtimin e kanë parë si mundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë. U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme", tha Basha.

Basha tha se qeveria Rama asnjëherë si ka mbajtur premtimet, ndërsa ndryshe nga Rama ai nuk premton për fushatë, por vjen me një plan angazhimesh që prej dy vitesh është punuar me ekspertët më të mirë për ti realizuar pas 25 prillit.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe s...

07:27

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI