Flash

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 12 persona, në kërkim dy të tjerë

Lapsi.al 4 March 2021
Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, shoqërohen 12 persona,

12 persona janë shoqëruar nga ana e Policisë së Vlorës, si të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Taulant Gjikaj. Policia ka bërë kontrolle në dhjetra banesa, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 persona. Gjikaj u ekzekutua mesditën e djeshme pranë rrugës Transballkanike në Vlorë, në afërsi të Gjykatës së Apelit, me breshëri kallashnikovi.

Forcat policore mundën të arrestonin menjëherë pas ngjarjes së rëndë 44-vjeçarin Hans (Andi) Jonuzaj të cilit iu sekuestrua një armë automatike në makinë, si dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.  Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe s...

07:27

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI