Flash

BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas pandemisë

Lapsi.al 5 March 2021
BE paralajmëron për një krizë shoqërore pas

Komisioneri i Bashkimit Europian për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, paralajmëroi për një krizë të mundshme shoqërore pas pandemisë së koronavirusit.

”Megjithëse nuk ka pasur një rritje dramatike të shifrave të papunësisë deri më tani, perspektiva për të rinjtë në veçanti nuk është rozë. Një politikë do të ishte e nevojshme për të siguruar që ne të mos rrëshqisnim në një krizë të re shoqërore pas pandemisë”, theksoi Schmit në një intervistë.

Schmit do të paraqesë një plan veprimi për një Europë më shoqërore së bashku me nënkryetarin e Komisionit Europian Valdis Dombrovskis. Ai përfshin parime të ndryshme mbi standardet minimale të përbashkëta, duke përfshirë pagat e drejta, ndihmën e papunësisë, kujdesin shëndetësor ose kujdesin afatgjatë.//ATSH

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Paraditja e kësaj të premteje vijon me kthjellime, por duke iu afruar mesditës, vranësirat shfaqen gradualisht në gjithë vendin orët e pasdites, sjellin reshje ...

07:17

Aksidentohet një tjetër minator në Bulqizë

Një aksident në një nga galeritë e minierës së Bulqizës është regjistruar këtë mëngjes. Burime nga Bulqiza bëjnë me dije se minatori me inicialet Y.Gj., rreth 4...

14:17

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI