Flash

Rama: Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e 2-të

Lapsi.al 5 March 2021
Rama: Tërmeti dhe pandemia thyen në mes mandatin e 2-të

Kryeministri Edi Rama këtë të premte në një aktivitet të organizuar për procesin e rindërtimit ka thënë se tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e Covid-19 ishin dy fenomene negative për të cilat thotë se kanë thyer në mes mandatin e dytë të qeverisjes së tij.

Më tej, Rama tha se këto janë dy sfida që askush tjetër nuk do mund t’i përballonte me forcën, me vullnetin dhe dinjtetin që po i përballon qeveria e tij.

“15 muaj më parë ne u zgjuam nga një tronditje e jashtëzakonshme që lëkundi themelet e shtëpive tona dhe që ngjalli ankthin e madh të asaj çka kishte ndodhur rreth nesh. Shumë shpejt mësova që diku pranë, Durrës, tërmeti i 26 Nëntorit kishte goditur shumë fort dhe pastaj minutë pas minuti informacioni shtrihej duke krijuar një perimetër që sot është perimetri brenda të cilit ne po kurojmë pa pushim plagët e mëdha të hapura atë natë. Nuk janë ende 8 vite sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të Shtatorit të vitit 2013, por ky mandat ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeveri shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia. Është thyer në mes duke përmbysur të gjitha planet tona duke përmbysur të gjithë kalendarët e punës sonë, prioritetet dhe duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Paraditja e kësaj të premteje vijon me kthjellime, por duke iu afruar mesditës, vranësirat shfaqen gradualisht në gjithë vendin orët e pasdites, sjellin reshje ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI