Flash

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Vritet 31-vjeçari, policia jep detajet (Video)

Lapsi.al 3 March 2021
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Vritet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga një makinë me xhama të errët ka dalë një person që ka hapur zjarr shtetasin T.Gj., 31 vjec. Mbi trupin e tij u qëllua me breshëri kallashnikovi. Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur u krye atentati.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-03-at-2.43.43-PM.mp4"][/video]

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Të këshilluara

Nis vaksinimi i të moshuarve në Kavajë

Ka nisur vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë. Mësohet se pjesë e këtij procesi do jenë 56 të persona, mes tyre banorë të përhershëm dhe punon...

13:21

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI