Flash

Italiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet në Vlorë

Lapsi.al 3 March 2021
Italiani i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet

Policia e Vlorës në bashkëpunim me FAST Albania dhe  Interpol Tirana kanë arrestuar një italian me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas uniformave blu të Vlorës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit italian Paolo Ali, 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendimin e datës 08.07.2020, e ka dënuar me 12 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Mashtrimi financiar”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e merkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era nga kuadrati i ve...

07:06

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI