Flash

Taulant Balla manipulon të moshuarit në Elbasan për skemën e pensioneve

Lapsi.al 2 March 2021
Taulant Balla manipulon të moshuarit në Elbasan për skemën e

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët në Elbasan.

Duke folur për sistemin e pensioneve, Balla tha se në vitin 2013 ky sistem kishte falimentuar, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisës së Partisë Socialiste për një reformim të kësaj skeme, duke e shpëtuar nga falimentimi. Sipas, Ballës kjo u arrit përmes mbajtjes së premtimit për 300 mijë vende pune.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë, sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë pagues më tepër të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” tha Balla.

Por deklaratat e Ballës nuk rezultojnë të vërteta, sepse skema e pensioneve ka kapur nivelin më të lartë të defiçitit që prej zbatimit të saj. Në fund të vitit 2020 deficiti i skemës së pensioneve arriti në 506 milionë dollarë.

Shpenzimet e qeverisë për dhënien e pensioneve ishin 1.34 miliardë dollarë, 2.2% më shumë se në 2019-n, ndërsa kontributet për pagesën e sigurimeve shoqërore ranë për herë të parë që prej vitit 2016.

Shkak për këtë thellim të defiçitit mendohet të jetë humbja e vendeve të punës në pandemi dhe informaliteti i lartë në deklarimin e punonjësve dhe pagave. Me largimin e të rinjve nga vendi, gjasat janë që deficiti të thellohet akoma më shumë.

Nëse vërtet ka hapur 300 mijë vende pune, Taulant Balla duhet të kërkojë se ku kanë shkuar paratë e atyre që kanë paguar sigurimet shoqërore, sepse për të balancuar skemën e pensioneve, nuk kanë shkuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI