Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Plagosën me armë zjarri nënë e bir, zbulohen detaje nga ngjarja në Durrës

Lapsi.al 24 February 2021
Plagosën me armë zjarri nënë e bir, zbulohen detaje nga

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nënë e bir.

Policia bën me dije se është arrestuar autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë si dhe janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës, ka ndodhur një konflikt i çastit për vendin e parkimit, me sende të forta, midis shtetasit O. Ç. dhe Z. J .

Si pasojë e goditjeve u lëndua shtetasi Z. J., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Më pas konflikti u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit dhe si pasojë mbetën të plagosur nënë e bir.

Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte shtetasi Z. J., por pas hetimeve, rezultoi se shtetasi E. J., është autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë. Pas konfliktit të ndodhur midis vëllait të tij, shtetasit Z. J. dhe O. Ç., 33-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit F. Ç., 23 vjeç dhe shtetases V. Ç., 51 vjeçe (e ëma), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Moti për ditën e mërkurë

Moti këtë të mërkurë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim J...

07:12

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI