Flash

Tabaku: Veliaj hedh baltë çdo ditë për të larguar vëmendjen nga dështimi i Ramës

Lapsi.al 23 February 2021
Tabaku: Veliaj hedh baltë çdo ditë për të larguar

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një reagimi, i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Tabaku shprehet se Veliaj vazhdon sulmet politike ndaj opozitës dhe se këtë gjë e bën për të hequr vëmendjen nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë.

“Ndërkohë që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, për faj të Edi Ramës, kukulla e tij në krye të Bashkisë së Tiranës vazhdon çdo ditë sulmet politike e baltën politike. Kjo ndodh me arsyen e vetme për të larguar vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës në ekonomi, nga dështimi i Edi Ramës për menaxhimin e pandemisë, nga dështimi i Edi Ramës në shëndetësi, nga rritja e varfërisë, nga rritja e papunësisë e nga rritja e shqiptarëve që largohen nga vendi, nga rritja e emigracionit.

Erion, një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës, mos mendo vetëm për klientët e xhepin e tyre. Ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë angazhime konkrete serioze, ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë se çfarë do të fitojnë pas 25 prillit. Ndërkohë që sot shqiptarët po vendosin që një herë e mirë të largohen nga Edi Rama, të largohen nga ky model politik i cili ka sjell dështim në jetën e secilit. Më 25 prill fiton Shqipëria! Më 25 prill fitojnë shqiptarët! Më 25 prill largohet Edi Rama!”, tha Tabaku.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI