Flash

DASH shpalli Dvoranin si kampion të luftës ndaj korrupsionit, reagimi i Ramës: U godit harbutërisht sepse nuk iu dorëzua presionit

Lapsi.al 23 February 2021
DASH shpalli Dvoranin si kampion të luftës ndaj korrupsionit, reagimi

Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit. Pas këtij vlerësimi, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në “Twitter”, kryeministrit shkruan se vlerësimi i bërë nga Sekretari i ri i Shtetit Amerikan për Dvoranin është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë Reformën në Drejtësi.

Kryeministri theksoi se Dvorani u godit habutërisht, pasi nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkroi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI