Radhët e gjata dhe mos ruajtja e distancës fizike kanë krijuar një situatë shqetësuese, sidomos brenda korridoreve të kësaj qendre, shkruan euronews.al.
Sipas qytetarëve, në dispanseri po funksionon vetëm një grafi. “Jam i 130-ti, nga një vend ka vetëm. Me një vend nga 130 i bie nga ora gjashtë,” – ankohet një i moshuar. “Dje kishte shumë, ika dje sot erdha prapë, kam numrin 60-të, po tani kur të vijë radha,” – thotë një zonjë. “I 102-ti, sa ka të tjerë brenda... një grafi në gjithë këtë spital. Unë e kam kaluar por më ka lënë me pasoja,” – shprehet një tjetër. Euronews Albania u mundua të kontaktojë me drejtoren e Dispancerisë së sëmundjeve të mushkërive, por drejtorja Entela Nako deri në momentin e transmetimit të kësaj problematike nuk ka kthyer asnjë përgjigje se përse lejohen të tilla grumbullime në një kohë kur infektimet në vend janë në rritje.