Flash

Rama: Në fund të mandatit të tretë Vlora do të ketë ujë 24 orë

Lapsi.al 19 February 2021
Rama: Në fund të mandatit të tretë Vlora do të

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët këtë të premte, u shpreh se në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do të ketë ujë 24 orë. Teksa tha se është ai i pari që ka pakënaqësi ndaj bashkisë së Vlorës, por edhe ndaj qeverisjes së PS, Rama deklaroi se sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë në këtë qytet.

“Leskoja do ju duket socialist çfarë pakënaqësish kam unë për Bashkinë e Vlorës, por do ju dukem demokrat çfarë pakënaqësish kam unë për qeverinë e PS-së. Ama të gjitha këto pakënaqësi janë legjitime në një pjesë të tyre, jo se nuk janë të drejta. Është legjitime të thuash “ça diskuton ti ne s’kemi ujë akoma”. Është legjitime, por është një pakënaqësi që duhet adresuar me logjikë. Vlora kurrë nuk ka pasur ujë 24 orë. Sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara sipas blloqeve ku është investuar dhe po investohet" tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se është brenda një periudhe disa vjeçare në Vlorë do të zgjidhet ky problem.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin deri në mesdite kur vranësirat shtohen në territor. Pasditja mbetet me vranësira të shpeshta, ...

07:34

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI