Flash

Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha (VIDEO)

Lapsi.al 19 February 2021
Digjet gjatë natës makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida

Makina e sekretarit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha është përfshirë nga flakët.  Mësohet se makina, e cila është në pronësi të shtetasit Igli Kani, është djegur qëllimisht gjatë natës. Bëhet me dije se makina është djegur teksa ishte e parkuar në parkimin e pallatit, në afërsi të banesës së sekretarit.

Rreth orës 23 të mbrëmjes së kaluar makina është konstatuar në flakë dhe është njoftuar zjarrfikësja, e cila ka ndërhyrë duke shuar flakët.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkeleda Hoxha u arrestua pak javë më parë nga SPAK dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”.

[video width="480" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/IMG_0972.mp4"][/video]

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin deri në mesdite kur vranësirat shtohen në territor. Pasditja mbetet me vranësira të shpeshta, ...

07:34

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI