Gjykata e Posacme e Apelit pranoi kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke urdhëruar SPAK që të kryej hetime për kallëzimin e Aleancës për gjyqtarin Sokol Tona. Ky i fundit pushoi hetimet për zëvendës kryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku. Vendimi u konsiderua korruptiv nga Aleanca e cila e kallëzoi në SPAK.
Përfaqësues të Aleancës e konsideruan vendimin si fitore, në mbyllje të seancës.