Flash

Inteligjenca Artificiale çdo ditë e më shumë në zhvillim

Lapsi.al 17 February 2021
Inteligjenca Artificiale çdo ditë e më shumë në

Para pandemisë, Ka Tim Chu, mësues dhe nëndrejtor i kolegjit "True Light" të Hong Kongut, përpiqej të lexonte fytyrat e nxënësve në klasë, teksa ata përgjigjeshin. Tani, teknologjia po e ndihmon Chu-në “ta lexojë vërtet” klasën: Një platformë mësimore e mbështetur në inteligjencën artificiale monitoron emocionet e studentëve të tij, ndërsa ata studiojnë në shtëpi.

Softueri, “4 Little Trees” (4 Pemë të Vogla), u krijua nga startup-i me bazë në Hong Kong, “Find Solution AI”.

Ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale për njohjen e emocioneve në shkolla dhe ambiente të tjera ka shkaktuar shqetësim dhe debat, themeluesja Viola Lam thotë se kjo mund ta bëjë klasën virtuale po aq të mirë – ndoshta dhe më të mirë – se klasat reale.

Studentët punojnë në teste dhe detyra shtëpie në platformë si pjesë e kurrikulës shkollore. Ndërsa studiojnë, inteligjenca artificiale mat pikat e muskujve në fytyrat e tyre përmes kamerës në kompjuterin ose tabletin e secilit dhe identifikon emocionet, përfshirë lumturinë, trishtimin, zemërimin, befasinë dhe frikën.

Inteligjenca Artificiale tani mund të lexojë emocionet e

Sistemi gjithashtu monitoron se sa kohë u duhet studentëve për t'iu përgjigjur pyetjeve, regjistron notat dhe historinë e performancës së tyre, gjeneron raporte mbi pikat e forta, të dobëta dhe nivelet e motivimit të tyre, si dhe parashikon notat e tyre.

Programi mund të përshtatet me secilin student, duke synuar boshllëqet e njohurive dhe duke ofruar teste në formën e lojërave, të dizenjuara për ta bërë mësimin argëtues.

Sipas Lam, nxënësit dalin 10% më mirë në provime nëse përdorin “4 Little Trees”. Ajo e finalizoi programin në vitin 2017, me një financim prej 5 milionë dollarësh. Numri i shkollave që përdorin “4 Little Trees” në Hong Kong është rritur nga 34 në 83, gjatë vitit të kaluar. Çmimet variojnë nga 10 deri në 49 dollarë për student për lëndë. Lam thotë se teknologjia ka qenë veçanërisht e dobishme për mësuesit gjatë pandemisë sepse i lejon ata të monitorojnë nga larg emocionet e studentëve të tyre ndërsa mësojnë.

Shqetësime mbi privatësinë

Rreth një inteligjence artificiale që identifikon emocionet e fytyrës, sigurisht që do të ketë polemika lidhur me çështjet e privatësisë. Megjithatë, Lam thotë se programi regjisron vetëm të dhënat e muskujve dhe nuk ruan fytyrat e studentëve.

Ekspertët e fushës në Hong Kong, thonë se "transparenca" është thelbësore për ruajtjen e privatësisë së studentëve dhe se “përpara përdorimit të çdo lloj programi të tillë duhet të merret pëlqimi i prindërve”.

Një tjetër çështje problematike është edhe paragjykimi me bazë racën. Hulumtimet tregojnë se disa teknologji të analizës emocionale kanë probleme në identifikimin e emocioneve të fytyrave me lëkurë të errët. Për këtë, Lam thotë se ajo e ka trajnuar inteligjencën artificiale me të dhënat e fytyrës që përputhen me demgorafinë e studentëve.

Të këshilluara

Ndërron jetë reperi Ketchy The Great

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se reperi  Ketchy The Great, ka ndërruar jetë . Lajmin është bërë i ditur për fansat nga përfaqësuesi i tij i cili zb...

13:10

Kourtney Kardashian zyrtarizon lidhjen

Kourtney Kardashian sapo bëri publike lidhjen e saj të re dhe ku tjetër veçse në Instagram. Fill pasi festuan së bashku Shën Valentinin, 41-vjeçarja dhe Travis ...

12:29

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI