Flash

“Mbi 500 të shtruar nga Covid-19”, ministrja Manastirliu: Nga sot aktivizojmë spitalet rajonale

Lapsi.al 15 February 2021
“Mbi 500 të shtruar nga Covid-19”, ministrja Manastirliu: Nga

Situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar. Prej disa ditësh po regjistrohen shifra të larta të të infektuarve ndaj sot nga Kuvendi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ditën e djeshme ka shkuar në 500 numri i personave të shtruar në spitalet COVID. Në këto kushte, ministrja bëri me dije se do të aktivizohen spitalet rajonale. Ministrja ka njoftuar se që nga sot do të hapen dy spitale të tjerë në Durrës dhe në Shkodër.

 “Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit”, tha Manastirliu.

Të këshilluara

Digjen dy makina të parkuara në Paskuqan

Dy makina të parkuara janë përfshirë nga flakët në garazhin e një banori në Paskuqan. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se zjarri ka rënë rreth orës o...

08:07

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI