Flash

COVID-19 i merr jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak të Kavajës

Lapsi.al 15 February 2021
COVID-19 i merr jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak të

Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak në Kavajë, Ramazan Cara. Bëhet me dije se prej 3 javësh, Cara ishte i shtruar në Tiranë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.  Lajmin për ndarjen nga jeta të Carën e ka bërë të ditur kryebashkiaku Redjan Krali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krali ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij, siç e quan ai.

"Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte. Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë”, shkruan kryebashkiaku.

Të këshilluara

Digjen dy makina të parkuara në Paskuqan

Dy makina të parkuara janë përfshirë nga flakët në garazhin e një banori në Paskuqan. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se zjarri ka rënë rreth orës o...

08:07

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI