Flash

Basha uron Kurtin: I lumtur të bashkëpunoj me qeverinë e re të Kosovës

Lapsi.al 15 February 2021
Basha uron Kurtin: I lumtur të bashkëpunoj me qeverinë e re

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kosovë.

Kryedemokrati në një postimi në rrjetet sociale tha se është i lumtur që do të bashkëpunojë me qeverinë e re të Kosovës në proceset e integrimit si dhe në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona. Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarde europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, tha Basha.

Të këshilluara

Digjen dy makina të parkuara në Paskuqan

Dy makina të parkuara janë përfshirë nga flakët në garazhin e një banori në Paskuqan. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se zjarri ka rënë rreth orës o...

08:07

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI