Flash

Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Elbasan, probleme në disa fshatra dhe akse prej motit të keq

Lapsi.al 13 February 2021
Mblidhet Shtabi i Emergjencave në Elbasan, probleme në disa fshatra

Shtabi i Emergjencave në Elbasan është thirrur urgjentisht nga Prefekti i qarkut, Klevis Xhoxhi për shkak të motit të keq të ditës së sotme.

Prefekti kërkoi gatishmëri nga të gjitha institucionet, ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se në qytetin e Elbasanit gjendja momentalisht është e qetë.

Probleme ka vetëm në disa akse dhe në disa fshatra si Gracen, Labinot, Mal apo Shushicë.

 

"Prefekti i Qarkut Elbasan, Klevis Xhoxhi, thirri në një mbledhje urgjente Shtabin e Emnergjencave, nisur nga situate e përkeqësuar e motit. Vetë Prefekti Xhoxhi i bëri një përmbledhje situatës në të cilën ndodhet Qarku, ndërkohë që kërkoi nga të gjithë institucionet gadishmëri maksimale dhe të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, pohoi se situate përgjithësisht në qytetin e Elbasanit është e qetë, ndërsa probleme raportohen në disa fshatra në Njësive Administrative Gracen, Labinot Mal apo Shushicë. Llatja dha edhe një njoftim të rëndësishëm për kopshtet dhe shkollat.

Për situatën e reshjeve në qarkun e Elbasanit, raportuan edhe drejtues të insitucioneve të tjera, të cilët e konsideruan aktualisht të qëndrueshme dhe kanë marrë të gjitha masat për ta përballuar, edhe pse në zona të thella paraqiten vështirësi, sidomos në disa akse rrugore" njofton Prefektura e Elbasanit.

 

Të këshilluara

Nisin reshjet e dëborës edhe në Tiranë

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Tiranë. Meteorologët e kishin parashikuar disa ditë më parë që do të kishte reshje dëbore gjatë dy ditëve të fundjavë...

17:50

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI