Flash

Basha: Para 8-vjetësh shqiptarët morën si kryeministër një aktor estrade që nuk mban përgjegjësi për dështimet

Lapsi.al 13 February 2021
Basha: Para 8-vjetësh shqiptarët morën si kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratie, Lulzim Basha, ka shkruar në rrjetin social "Facebook" se kryeminstri Edi Rama nuk mban përgjegjësi për dështimet e tij, por akuzon të tjerët. Basha shton se ka ardhur koha që vendi të ketë një kryeministër të vërtetë.

"Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.

Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton", shkruan Basha në Facebook.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI