Flash

Greqi/ 1410 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 21 viktima

Lapsi.al 12 February 2021
Greqi/ 1410 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 21

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1410 raste të reja me Covid-19. 21 qytetarë grekë e humbën betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë në vendin fqinj.

Ndërkohë që 293 pacientë janë të intubuar. Mediat në Athinë shkruajnë se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë i prekur në pikat e hyrjes.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 170244, nga të cilat 51.9% janë burra. Mosha mesatare e të intubuarve është 70 vjeç. 213 (72.7%) e të intubuarve janë burra. 86.3% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje tjetër.

Me 21 fatalitetet që janë shënuar sot, ka shkuar në 6077 numri i vdekjeve në total nga fillimi i pandemisë, nga të cilat 3574 (58.8%) burra.

Rekordi i të infektuarve në Greqi u shënua në 12 nëntor me 3316 raste, ndërsa viktimat në 28 nëntor, ku ndërruan jetë 121 pacientë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI