Flash

Ulen ndjeshëm temperaturat, Ministria e Arsimit merr vendimin për shkollat

Lapsi.al 13 February 2021
Ulen ndjeshëm temperaturat, Ministria e Arsimit merr vendimin për

Për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, të paralajmëruara nga IGJEUM, Ministria e Arsimit ka marrë një vendim në lidhje me mbarëvajtjen e mësimit.

Në javën e ardhshme mësimi do të zhvillohet online për institucionet shkollore që i përkasin arsimit parauniversitar.

"Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi", njofton Ministria e Arsimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI