Flash

Përmbytjet në Shkodër, reagon drejtuesi i PD: Pse heshtni z.Kryeministër?

Lapsi.al 13 February 2021
Përmbytjet në Shkodër, reagon drejtuesi i PD: Pse heshtni

Drejtuesi i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ditën e sotme ishte pranë banorëve të përmbytur të zonës së Nënshkodrës.

Prej aty, Bushati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të reagojë dhe t’i japë një zgjidhje situatës së krijuar, ndërsa shtoi se përveç përmbytjeve, situatën e ka rënduar shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

"Pse heshtni z. Kryeministër?!

Duke mos mjaftuar fakti që zona e Nënshkodrës ka 38 ditë që zgjohet dhe fle në ujë, situatën ditën e sotme e ka rënduar më shumë edhe fillimi i reshjeve të dëborës.

Çfare duhet të ndodhë më tepër që të ktheni sytë dhe vëmendjen tuaj nga Nënshkodra?!

? Ju rikujtoj se Shkodra vazhdon të jetë pjesë e Republikës së Shqipërisë, e si rredhojë nën përgjegjësinë tuaj totale", tha Bushati.

Të këshilluara

Nisin reshjet e dëborës edhe në Tiranë

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Tiranë. Meteorologët e kishin parashikuar disa ditë më parë që do të kishte reshje dëbore gjatë dy ditëve të fundjavë...

17:50

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI