Flash

Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare prej motit të keq

Lapsi.al 13 February 2021
Balluku: Ndalohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se prej orës 8 të darkës nuk do të lejohet asnjë automjet i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Qafë Thanë.

Balluku thotë se automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse pasi bllokojnë borëpastrueset.

Po ashtu deri të hënën në mëngjes automjetete të tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë në akset kombëtare.

”Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën enjë moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.

Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastruset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës.

Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete.

Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastruset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare.”-tha Balluku.

Të këshilluara

Nisin reshjet e dëborës edhe në Tiranë

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në Tiranë. Meteorologët e kishin parashikuar disa ditë më parë që do të kishte reshje dëbore gjatë dy ditëve të fundjavë...

17:50

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI