Basha tha se Rama nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjë sulme personale, pasi koha i ka mbaruar pasi më 25 prill do të fitojë Shqipëria. Ai i cilësoi 8 vite me dështime dhe premtime të pambajtura duke e krahasuar me Chavez dhe Enverin.
“Njëri prej qytetarëve është i lodhur i dëshpëruar dhe nuk e fsheh dot nervozizmin nga ky program. Është i vetmi që del i humbur nga ky program. Qytetari Rama pas 8 vitesh dështimesh nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të ngulet para televizori ose “facebook”-ut dhe të bëjë sulme personale. Ju e kuptoni pse e bën këtë. Dua t’ia shpjegoj qytetarëve. Çfarë tjetër mund të bëjë qytetari Rama, kryeministri në ikje pas 8 vitesh premtime të pambajtura, 8 vite dështime, ku ka sjellë papunësi, rritje të kostos së jetesës, ikje masive të të rinjve, shkatërrimin e ekonomisë dhe vendit” tha Basha.