Protesta e paralajmëruar në qytetin e Shkodër ka bërë që shumë forca policie të zbarkojnë në qytet. Në orën 11:00, shoqëria civile ka lajmëruar se do të zhvillojë një proteste ku do të kërkojë drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.
Ndryshe nga protesta e kaluar, në të cilën mungonin patrullat e policisë, këtë herë uniformat blu janë të shumta. Ato kanë marrë në mbrojtje institucionet me te rëndësishme të qytetit si prefektura por edhe bashkia e Shkodrës.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-19-at-10.33.22.mp4"][/video]