Flash

Vjosa Osmani viziton ekspozitën "Thyer", në kujtim të viktimave të dhunës në familje

Lapsi.al 18 December 2020
Vjosa Osmani viziton ekspozitën "Thyer", në kujtim të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në mbyllje të vizitës së saj, së bashku me vajzat e saj dhe bashkëshortin, ka vizituar ekspozitën “THYER”,  në Galerinë FAB, Universiteti Arteve.

Ekspozita e hapur nga pedagogia Taulanda Jupi dhe studentë të Universitetit të Arteve, si një kujtesë dhe rekuiem për vikitimat e dhunës në familje.

"Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e përbashkët sepse edhe kultura e mentaliteti se si i shohim gratë dhe vajzat është i njëjtë. Gjatë pandemisë edhe në Kosovë, u rrit ndjeshëm dhuna në familje.

Edhe në këtë drejtim ashtu si edhe në fusha të tjera ne duhet të kemi përpjekje të përbashkëta për ndryshimin e këtij realiteti, për fuqizimin e grave dhe vajzave në të dy vendet tona", u shpreh Vjosa Osmani.

Taulanda Jupi në emër të pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve i dhuroi një pjesë të ekspozitës "THYER" presidentes Osmani.

"Historia e treguar e padrejtë, na ka vendosur mes nesh kufij të dukshëm e të padukshëm. Por ata kufij të vjetër apo të rinj qofshin nuk e ndajnë dot shpirtin dhe kulturën e kombit shqiptar.

Kam nderin t’ju dhuroj një copëz shpirt nga Ekspozita “THYER”, në shenjë vlerësimi për indegritetin, qëndrueshmërinë, forcën, vendosmërinë dhe vërtetësinë që ju përfaqësoni në politikën shqiptare por më së shumti si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin tuaj në çështje të fuqizimit të grave dhe vajzave", u shpreh Taulanda Jupi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI