Flash

Pushimet e fundvitit nisin më 24 dhjetor, Kushi njofton datën e nisjes së shkollës në janar

Lapsi.al 18 December 2020
Pushimet e fundvitit nisin më 24 dhjetor, Kushi njofton datën e nisjes

Ministrja e Arsimit Evis Kushi dha lajmin se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar. Pushimet e fundvitit, njoftoi ministrja do të nisin më 24 dhjetor. Sa i takon skenarëve se si do të vijojë mësimi pas pushimeve ajo tha se kjo do të vendoset varësisht situatës së pandemisë.

" Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit për vitin e ardhshmë shkolla nuk do të fillojë në datën 4 siç ishte parashikuar në skenar por më 11 janar. Ne jemi të ndëregjegjshëm se sistemi online s’e ka efikasitetin 100% siç do ta kishte mësimi që zhvillohet në bankat e shkollës. Skenari që kemi aplikuar në shkollat tona është fleksibël që varet nga specifikat e çdo shkolle, nga numri i nxënësve nga hapësirat që ka shkolla dhe situata e pandemisë", tha Kushi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI