Flash

U vra nga qiramarrësi, ekspertiza gjen 20 plumba mbi trupin e Ajet Gunelit

Lapsi.al 18 December 2020
U vra nga qiramarrësi, ekspertiza gjen 20 plumba mbi trupin e Ajet Gunelit

Ajet Guneli, i cili është qëlluar ditën e djeshme me armë zjarri në një lokal në një fshat të Kuçovës, kishte pasur në trup 20 plumba. Viktima rezulton të jetë ende nē Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. Edhe pse autopsia mjeko-ligjore mbi trupin e viktimës ka përfunduar rreth orës 14:00 të ditësh së djeshme, në Morgun e Beratit nuk është paraqitur ende asnjë familjar për të tërhequr trupin e pajetë të 37-vjeçarit.

Viktima ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia për t'u marrë me disa dokumente në fshatin e lindjes, Gograj. Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash por prej rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb,  masat ajrore me origjinë verilindore kanë diktuar mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të...

07:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI