Flash

22,800 shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE më 2019, të tretit më të refuzuarit

Lapsi.al 18 December 2020
22,800 shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE më 2019,

Vendet e Bashkimit Europian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët. Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 rreth 717,600 shtetas jo të BE-se u refuzuan të hyjnë në shtetet anëtare nga kufijtë e tyre të jashtëm. Numri i refuzimeve u rrit me 58% përgjatë vitit të kaluar. Më të refuzuarit ishin Marokenët (489,900), të ndjekur nga shtetasit e Ukrainës (66,500) dhe Shqipërisë (22,800).

Një shumicë e madhe e refuzimeve u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600). Të trija së bashku këto shtete Anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve që ju refuzua hyrja në BE në 2019.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar u gjetën 10% më shumë emigrantë që qëndronin në mënyrë ilegale në BE se sa në vitin 2018.

627 900 qytetarë të huaj u zbuluan se jetonin ilegalisht, por ky numër ishte 75% më i ulët se në vitin 2015, kur numri i përgjithshëm i qytetarëve që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në BE ishte 2,085,500, më i larti i regjistruar ndonjëherë. Gjermania raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në 2019 (133 500), pasuar nga Greqia (123 000), Franca (120 500) dhe Spanja (62 900). Këto katër shtete anëtare së bashku përbënin 70% të të gjithë atyre që rezultuan së jetojnë ilegalisht në BE.

Qytetarët afganë përbënin numrin më të lartë të personave të pranishëm në mënyrë të paligjshme në BE në 2019 (56,200). Numrat e tjerë më të lartë u regjistruan për qytetarët e Marokut (41,500), Ukrainës (41,300) dhe Sirisë (40,200). Në vitin 2019, rreth 491,200 të huaj u urdhëruan të largohen nga territoret e Shteteve Anëtare të BE-së, me rritje 8% në krahasim me vitin 2018.

Midis shteteve anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve të huaj që ishin urdhëruar të largohen nga territori i saj në 2019 (123 800), pasuar nga Greqia (78 900), Gjermania (47,500) dhe Spanja (37,900).

Në vitin 2019, numri më i lartë i personave të urdhëruar të largoheshin nga territori i BE-së ishte për ukrainasit (37,100), marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30, 900). Ukrainasit (27,200) kryesuan listën e qytetarëve larguar nga BE, të ndjekur nga Shqiptarët (15, 400), Marokenët (10,200) dhe Gjeorgjianët (8,600)./Monitor/

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb,  masat ajrore me origjinë verilindore kanë diktuar mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të...

07:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI