Flash

Gjenden trupat e copëtuar në valixhe të çiftit nga Vlora/ Djali i tyre shpallet në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 17 December 2020
Gjenden trupat e copëtuar në valixhe të çiftit nga Vlora/

Të premten e shkuar u gjetën të copëtuar dy trupa njerëzorë në katër valixhe, pranë autostradës Firence-Pisa-Livornou. Media italiane “Corriere della Sera” ka konfirmuar se bëhet fjalë për çiftin shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, që rezultonin të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015. Autoritetet kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar djalin e tyre, 33-vjeçarin Taulant Pasho, si personi që i pa prindërit, ditën kur ata u zhdukën. I riu ishte dënuar 4 vite për lëndë narkotike, dhe pikërisht në datën 2 nëntor Shpëtimi dhe Teuta shkuan para burgut Sollicciano për të takuar dhe përqafuar djalin e tyre, që më fund do t’i shpëtonte qelisë dhe do të lirohej. Në të njëjtën ditë burrë e grua kanë humbur gjurmët, për t’u gjetur gjysmë dekade më pas, të copëtuar dhe futur në valixhe.

Taulant Pasho është personi kyç që mund të zgjidhë misterin e vdekjes së prindërve të tij, të cilët mbërritën nga Shqipëria për ta takuar. Teksa vrasja e çiftit mbetet enigmë, hetimet po marrin në konsideratë disa pista. Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të ketë ndodhur si një mënyrë hakmarrjeje nga Taulanti, për të cilin ekziston mundësia të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI