Flash

“Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, Osmani: Të bashkohemi që e vërteta të mos përmbyset para syve tanë

Lapsi.al 17 December 2020
“Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, Osmani: Të

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare 3-ditore ka folur përpara kuvendit shqiptar.  Osmani bëri thirrje që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në luftën për drejtësi. Ajo përmendi edhe një pjesë nga jeta e saj, ku gjyshin ia vranë serbët, kurse dajën regjmi i Enver Hoxhës.

“Serbia nuk ka ndryshuar duhet të bashkohemi që të mos lejojmë që e vërteta të përmbyset para syve tanë. E vërteta është që Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe Kosova mbrojti pragun e saj. Të punojmë bashkë me dy flamuj por me një shpirt që nuk ka mundur askush që ta mposhtë e t’i tregojmë botës se ne do t’ia dalim. Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Ju ftojmë që të punojmë që edhe flamuri i republikës së Kosovës të valojë në Nato e në Kombet e Bashkuara. Gjyshi im ka përjetuar tortura nga serbët e nga ato tortura vdiq, nga ana tjetër vëllai i nënës iku nga torturat e serbëve por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo nuk është vetëm historia ime por është histori e mijëra familjeve shqiptare por le të jetë guximi i tyre për tu thënë jo regjimeve shtypëse për secilin prej nesh ku rinia jonë ndikohet nga vendimet që marrim ne”, tha në fjalën e saj Osmani.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI