Flash

Covid-19 në Kosovë/ Mbi 12 mijë raste aktive dhe mbi 1100 viktima

Lapsi.al 9 December 2020
Covid-19 në Kosovë/ Mbi 12 mijë raste aktive dhe mbi 1100 viktima

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 43.881, nga 155.625 persona të dyshimtë me virusin dhe 1.137 raste të vdekjes. Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587.

Dy ditë më parë Kosova ka nënshkruar aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook kishte bërë të ditur se aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do të merren falas.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI