Flash

Meta i përgjigjet Ramës: Kërkon pazare dhe të mbyll gojën

Lapsi.al 8 December 2020
Meta i përgjigjet Ramës: Kërkon pazare dhe të mbyll

Presidenti i Republikës Ilir Meta u ka kthyer përgjigje akuzave të Kryeministrit Edi Rama që e konsideron kreun e shtetit një pengesë për ecurinë e reformave. Por Meta thotë se ka bërë gjithçka duhej që situata të mos jetë e tillë dhe se Rama e fton në pazare dhe qoka që t’i mbyllë gojën.

“Kam bërë çdo gjë që Reforma në Drejtësi të zbatohej nën frymën e konsensusit, siç u miratua kur isha unë Kryetar i Kuvendit. Kam bërë çdo gjë që Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm të mos zgjidhej me 69 vota, që ndodhi ajo që ndodhi dhe që kemi këtë sistem, që sot nuk funksionon më. Kjo është e vërteta. Kam bërë çdo gjë që Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese në kohë. Katër vjet përpjekje! Janë të dokumentuara me frymë bashkëpunimi me Parlamentin, por ata kanë bërë çdo gjë që të kapin gjithçka.

Kështu që më thoni se çfarë mund të bëja unë më shumë?! Ju doni President, që të shikojë punët e veta? Që të mbyllë gojën? Që të shkojë të bëjë pazare me qeverinë për të bërë qoka për vete apo për miqtë e tij apo ku di unë, ndërkohë që vendi është në këtë situatë kaq të rëndë dhe dramatike? Unë këtë gjë nuk mund t’ia lejoj vetes.

Kur i ka munguar bashkëpunimi Kryeministrit apo qeverisë me Presidentin? Më thoni një rast? Kur? Kur i kërkova për zgjedhjet vendore që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse? Dhe i prisja këtu e nuk më erdhën? Që donin t’i bënin zgjedhjet siç i bënë? Me 100% të pushtetit lokal si në kohën e këshillave popullore? Që edhe atëherë kishte seriozitet se kishte më shumë përgjegjshmëri” – tha Meta në një intervistë në RTSH. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI